Gjilani shënoi Ditën e Çlirimit me sport, emocion dhe respekt.
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të kësaj dite të rëndësishme historike, u zhvillua një ndeshje miqësore mes veteranëve dhe legjendave të futbollit lokal – ish-lojtarë të SC Gjilani dhe FC Drita – të cilët u rikthyen në fushë për të nderuar trashëgiminë sportive dhe për të përçuar mesazhin e bashkimit dhe mirënjohjes.
Pjesë e këtij eventi ishte edhe ekipi i veteranëve të KF Kumanova, duke thelluar miqësinë përtej kufijve dhe fuqizuar lidhjet përmes sportit.