Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani ka konstatuar se sondazhet tregojnë se AAK do ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se këto rezultate i kanë nxjerrë në sondazh para njëzet dite, ku AAK ka dalë me përkrahje 10 për qind, shkruan Reporteri.net.
Lekaj shtoi se LVV nuk i ka më tepër se 39% përkrahje, jo ashtu siç deklaroi ditë më parë deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, se i kanë 60%.
“Ajo që ne kemi pasë, sondazhe para njëzet dite, AAK dikund është përafërsisht 10%. Nuk është e vërtetë që Lëvizja Vetëvendosje i ka më tepër se 39%. Partia e dytë është LDK, pastaj PDK, dhe AAK.”
“Jemi solid dhe shpresoj që me punën dhe konstruktivitetin tonë, edhe ndaj asaj që po ndodh në Kosovë dhe përkrahje Qeverisë, pa kushtëzim, në veri të Kosovës, edhe punës tonë në terren dhe opozitarizmit në favor të qytetarëve, Aleanca është mjaft solide, e konsoliduar në terren. Ne përçdo ditë kemi aktivitete dhe e shohim përkrahjen e qytetarëve”, deklaroi ai në ATV.