Në Prishtinë është mbajtur Marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Drejtësi po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ky Marsh u organizua nga platforma “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës.
Hapja e Marshit u bë nga reperi Lyrical Son me performancën e “Ushtria Çlirimtare”. Kanë interpretuar po ashtu edhe Ilir Shaqiri me djalin Korabin dhe nipin e tij. Pati edhe performanca të tjera që sollën emocione dhe lot tek të pranishmit. Pjesëmarrëse në protestë ka qenë edhe këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi. Me anë të një fotografie në rrjete sociale, artistja ka treguar mbështetje për ish-krerët që ndodhen në Hagë. /Telegrafi/

