Pozitën e dytë më të rëndësishme, atë të nënkryetarit, Leonora Morina-Bunjaku, sot ka marrë detyren e re në komunën e Gjilanit shkruan Radio Star.
Përmes një postimi në facebook, Morina-Bunjaku ka thënë se zyra ime do të jetë zyre e qytetarit pa dallim.
Shkrimi i plotë:
Të nderuara struktura të PDK-së, pas marrëveshjes sonë politike për bashkëqeverisje me VV-ën, ju falenderoj për besimin tuaj që të gëzoj pozitën e nënkryetares së Komunës. Uroj që me përgjegjësi, transparencë, nderë dhe respekt për secilin prej jush do të arrijmë që komunën e Gjilanit ta ndërtojmë dhe zhvillojme ashtu siq JU e meritoni.
Zyra ime do të jetë zyre e qytetarit pa dallim. Andaj mos hezitoni, gjithmonë të mirëseardhur, jemi në shërbimin tuaj, të gatshëm për ndërtim, zhvillim dhe interes të përgjithshëm të Komunës sonë.
Gjithashtu shprehi mirënjohje të lartë për strukturën e Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarësin dhe votuesin tonë, për mbështetje të vazhdueshme në zgjedhjet komunale dhe përkrahjen në këtë proces të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.
Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë, bashkë vjen ndryshimi!