Të dashur vëllezër Dardanë,
Të hënën ju pret ndeshja më e rëndësishme që prej se ju jeni pjesë e një ekipi të përbashkët dhe përballë keni një kundërshtar të fortë, e ndoshta jo edhe shumë të pelqyer për të garuar bashkë pasi pikërisht individ të këtij ekipi muaj më parë refuzuan të ndeshën me ju për disa arsye banale. Sjelljet nënçmuese të individëve juve nuk ju mposhtën, ju shfaqët profiesionalizëm, edukatë shembullore, dhe u kthyet kokëlartë në shtëpinë tuaj duke mbajtur mbi supe fanellën që pikte djersë e gjakë. Barra e kësaj fanelle peshonte miliona shqiptarë.
Amir, ti me shumë gjasë edhe kësaj rradhe do të jeshë kapiteni i skuadrës krenare, deri sot emri yt që në përkthim do të thotë udhëheqës nuk na zhgjenju asnjëherë.
Fidan ke shancën ideale si kurrë më parë të lulëzosh suksesin e ekipës suaj.
Mërgim, pyeti edhe këtë herë prind tuaj se për cfarë arsyë mban këtë emër, motivin do e gjesh pikërisht aty.
Milot, qëndro i fortë shkëmb, ashtu si ato male e kodra që t’i thirresh në emër të tyre.
Vedat, o sot o kurrë nga kafazi i trupit tënd çliroje atë luan bishë që brenda mbanë.
Valon, shtrëngo fortë dorën e gjithë vëllezërve t’u, e betohuni që flamuri që gërvishtë zemrën tuaj do të valoj përkahë skifterëve e shqiponjave lartë mbi retë e kësaj bote!
Me shumë dashuri,
Përkrahësi i juaj besnik