Letra e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani, drejtuar liderëve të partive politike me qëllim që procesi i konstituimit të institucioneve të bëhet sa më shpejtë, nga njohës të çështjeve politike po konsiderohet si hap i mirë.
Por ata janëskeptikë se mund të ketë konstruktivitet, pasi vlerësojnë së Lëvizja Vetëvendosje është sjell nëmënyrë arrogante duke kërcënuar se do të shkohet ne zgjedhje nëse nuk sigurojnë votat e mjaftueshme për konstituimin e institucioneve. Albert Krasniqi, analist politik, ka thënë për Radio Kosovën, se do të ishte mirë që partitëpolitike të jenë konstruktive.
“Është e vërtetë që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë konstruktive sa ka qenënë opozitë, po ashtu kërcënimi se ne do tëshkaktojmë zgjedhje të parakohshme nëse nuk qëndroni në sallë, është një qasje përveçarrogante edhe oportuniste. Por mendoj që kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë politikë dhe partitë politike duhet veprojnë në bazë të parimeve të tyre”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, njohësi tjetër i çështjeve politik, Fitim Salihu, po konsideron se nëse qëllimi i letrës ështëi pastër për bashkëpunim atëherë partitë duhet tëshkojnë në takim.
“Varet nga përmbajtja e letrës, nërast se letra ka qenë e sinqertë dhe me qëllime tëpastra të bashkëpunimit dhe të tejkalimit të krizës, atëherë patjetër që duhet të shkojnë, por nga ajo që munda të kuptoj, në rast se letra ështëarrogante si mësuesi për nxënësin, atëherë secila parti ka të drejtë ta ruajë dinjitetin e vet”, tha Salihu.
Nga deklarimet e partive politike, ftesës së Vetëvendosjes duket se do t’i përgjigjen pozitivisht./rtk/