Lëvizja për drejtësi ka reaguar pas rastit të fundit të humbjes së një jetë të pafajshme në vendin e punës, në mungesë të kushteve. Lëvizja për Drejtësi kërkon funksionalizimin e sindikatave të punëtorëve, ndërsa e fton shtetin që në rastet kur paraqitet nevoja për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve të ndërmjetësojë, duke i favorizuar të drejtën e punëtorit.
Komunikata e plotë e Lëvizjes për Drejtësi:
Institucionet relevante humbjen e jetës dhe lëndimet e punëtorë në vendin e punës
duhet t’i trajtojnë në mënyrë serioze. Zbatimi i ligjit “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”
kërkon përkushtim institucional. Veçanërisht në zbatimin e detyrimeve nga ana e punëdhënësve duhet të jetësohen në përpikëri para se të mos përjetojmë edhe ndonjë tjetër
humbje apo lëndim përgjatë punës së punëtorëve.
Krijimi i kushteve të punës, të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës duhet të jetë prioriteti primar i punëdhënësve.
Në këtë drejtim punëdhënësit duhet të detyrohen të ndërmarrin masat për zhvillimin e punëve në një ambientet të sigurt për punëtorët dhe qytetarët që lëvizin pran punishteve.
Disiplina në punë duhet të ngritët fillimisht duke realizuar sigurimin e informatave para
fillimit të punës. Por, para se gjithash punëtorët duhet të pajisen me certifikatën e trajnimit për sigurinë në punë. Këto trajnime duhet të realizohen pran Qendrave të Punësimit nëpër komuna, certifikimi i punëtorëve për sigurinë në punë duhet të jetë kusht për fillimin e punës së tyre në terren, në mënyrë që të kemi ngritjen e vetëdijes së punëtorëve.
Në kuadër të trajnimit për sigurinë në punë, punëtorëve duhet tu sigurohen udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinerive, instrumenteve, pajisjeve dhe veglave të punës, masat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të punës.
Në këtë drejtim, aktivizimi dhe funksionalizimi i sindikatave të punëtorëve mbetet jetike,
sepse të drejtat e sindikatave dhe e drejta për grevë është e garantuar. Në raste kur paraqitet nevoja për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve, shteti duhet të ndërmjetësojë, gjithnjë duke i favorizuar të drejtën e punëtorit.
Lëvizja për Drejtësi shpreh ngushëllimin e saj për familjen e të ndjerit dhe kërkon përkushtim institucional fillimisht në përkujdesjen e familjarëve dhe zbatimin e ligjit, me shpresë që të parandalohen aksidentët të cilët ndodhin në mungesë të kushteve të punës, nga pakujdesia dhe papërgjegjësia e punëdhënësve. /Lëvizja për Drejtësi/