Problematika që do shtjellojmë është njëra ndër sfidat kryesore që ka Kosova për të zvogëluar numrin e dëmeve material dhe jo materiale që kanë një pjesëmarrje të konsiderueshme në GDP(është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar) e vendit.
Numri i madh i të vdekurve dhe i të lënduarve rëndë në aksidentet e trafikut në Kosovë mund të shpjegohet në rend të parë si shkak i:
· Rritjes së vrullshme të numrit të mjeteve,
· Përqindjes së madhe të mjeteve të cilat qarkullojnë në gjendje jo të rregulltë teknike,
· Në mungesë të inspektimi për funksionalizimin e rrugëve të reja, niveli i gjendjes dhe infrastrukturës rrugore jo i duhur, numër të pamjaftueshëm të shenjave të trafik, etj.
· Mungesa e kulturës në trafik nga ana e ngasësve dhe këmbësorëve
· Masave të dobëta parandaluese (preventive), vetëdijësuese…
Prej numrit të përgjithshëm të aksidenteve në trafik më tepër se 60% ndodhin gjatë ditës. Sipas disa të dhënave më së tepërmi aksidente brenda javës ndodhin gjatë të premteve dhe shtunave (në fund të javës apo ndryshe gjatë vikendit).
Gjatë vitit, më së tepërmi aksidente në trafik ndodhin gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht për shkak të fluksit më të madh të njerëzve në sezonin turistik dhe me ardhjen e mërgatës sonë.
Aksidentet në trafik, deri sa vazhdojnë të trajtohen vetëm si temë e diskutimit do të përballemi me realitetin e hidhur që do të rezultojë me humbjen e jetëve të njerëzve në trafik dhe dëmet materiale, të cilat ndikojnë në shumë probleme të komplikuara socio-ekonomik.
Gjendja në trafikun rrugor në periudhën kohore të regjistruar pas vitit 2004 deri në më sot tregon një rritje të konsiderueshme të aksidenteve dhe të numrit të madh personave të lënduar. Numri i personave të vdekur në aksidentet rrugore në vitet e fundit sillet në një nivel të lartë, mesatare çdo 3 ditë kemi një humbje fatale-vdekje, njashtu brenda një dite kemi rreth 30 lëndime dhe 50 aksidente me dëme materiale.
Nga këndvështrimi tjetër numri i automjeteve të regjistruara është afër 300 mijë, ky është edhe një tjetër tregues në dështimin e politikave që kanë të bëjnëme zhvillimin e alternativave në trafik, transport dhe qytetari mbetet i varur nga veturat personale për qëllimet e transportit, rritja e përdorimit të veturave është shkak i aksidenteve.
Ky fenomen, kërkon mobilizim nacional, gjykim të qasjes së menaxhimit të trafikut, përgjegjësi institucionale dhe përkushtim profesional.
Nga hulumtimi i mësipërm dhe nga rrethanat aktuale në vend, del në sheshse kultura në trafik është segmenti që vlen të investohet, në këtë rast fushata vetëdijësuese në trafik para dhe gjatë verës mbetet si mundësi për të eliminuar aksidentet të cilët gjatë këtyre viteve, po në këto muaj kanë treguar rritje.
Si Lëvizje për Drejtësi mendojmë se çështja e kulturës në trafik, kërkon përkushtim profesional nga sferat të ndryshme. Rezultati i saj është afatgjatë, por arritja deri te rezultati kërkon kohë. Pavarësisht saj, masat në këtë drejtim mund të jenë edhe afatshkurtër, dhe gjithë kjo mund të bëhet me fushatat të ndryshme vetëdijësuese.
Njeriu është faktori kryesor i aksidenteve dhe pjesëmarrësi kryesor në sigurinë e trafikut atëherë është e domosdoshëm që të ketë njohuri më të zgjeruara sa i përket trafikut rrugor, në mënyrë që të ketë interesim për respektimin e tyre dhe ti kontribuoj zvogëlimit të aksidenteve.
Zhvillimi i një “kulture të trafikut” është një ndër proceset dhe strategjitë e sigurisë rrugore e cila merr kohën më të gjatë. Prandaj është e rëndësishme të fillohet me mësim të fëmijëve për veçoritë e sigurisë rrugore nga një moshë shumë e re dhe në vazhdimësi të zgjerohet vetëdija e tyre gjatë tërë kohës së shkollimit të tyre e edhe më tej. (aktivitete)
Në këtë rast Lëvizja për Drejtësi duke analizuar procesin për sigurimin e patentë shoferit kërkon reformim në përmbajtjen trajnimit të kandidatëve. Tani për tani, në shumicën e auto shkollave gjatë trajnimeve informacionet nuk ripërtërihen, u mjaftohen me prezantimin e rregullave. Në kuadër të trajnimeve madje as një hapësirë të vogël nuk u kushtohet rëndësisë së “kulturës së trafikut”, në mungesë së punimeve të ripërtritura, pra thjeshtë u mjaftohen vetëm prezantimin e rregullave. Ja që vetëdijesimi nuk ka të bëjë vetëm më njohjen e rregullave, vetëdijesimi para se gjithash duhet të ngrit nivelin e seriozitetit apo të interesimit për të respektuar ato rregulla.
Në fund, si Lëvizje për Drejtësi mendojmë se në kuadër të masave, urgjentë në këtë drejtim duhet të jetë fushata vetëdijësuese për trafik gjatë muajve të verës. Andaj, në vazhdim si Lëvizje për Drejtësi u propozojmë këto rekomandime:
– Përpilimi i një plani të veprimit për fushatën vetëdijësuese për trafik gjatë muajve të verës.
– Në kuadër të fushatës të fillohet një kampanjë me mjetet e informimit vizualë, radio, elektronike, me broshura dhe bilborda, në pikat kufitare, vendet të frekuentuara. Institucionet shtetërore duhet të prezantojnë humbjet të shkaktuara nga aksidentet, mu me këtë në fokus duhet të jetë vetëdijesimi për të ngritur seriozitetin dhe interesimin për të respektuar rregullat në trafik.
– Me programe të ndryshme edukativo–informative të vetëdijesohen qytetarët e posaçërisht vozitësit për rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e gabimeve të tyre.
– Me fillimin e vitit të ri shkollor të sensibilizohet çështja e sigurisë së fëmijëve në trafik duke organizuar orë edukativo – arsimore për sjelljen e këmbësorëve në trafik, mësimi sistematik i rregullave të trafikut. (me anë te aktiviteteve)
– Reformimin në trajnime dhe inspektimi rigoroz i auto-shkollave dhe kritereve për marrjen e patent shoferëve.
“Koncepti i shtetit social për të cilin angazhohet Lëvizja për Drejtësi me vete e sjell edhe botëkuptimin e shtetit dhe shoqërisë moderne. Shteti social merret më shumë me qytetarin dhe realizon aktivitete në shumë sfera, kurse shoqëria e shtetit social është e vetëdijshme për këto të drejta dhe ka aftësi t’i përdor ato.”