Lëvizja Vatra: Mirënjohje për z. Alban Hyseni
Duke vlerësuar kontributin e z. Alban Hyseni si një nga projektuesit më të talentuar që ka pasur ndonjëherë qyteti ynë, dhe duke marrë parasysh vizionin e tij në projekte të mëdha për komunën tonë, Lëvizja Vatra në mbledhjen e saj të rregullt ka vendosur t’i akordojë Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, një mirënjohje për dizajnin dhe vizionin urban që ka sjellë.
Gjithashtu, Lëvizja Vatra siguron qytetarët se pas përfundimit të mandatit të z. Hyseni, ai do të mbetet një dizajner i shkëlqyer. Komuna mund të humbasë një politikan, por do të fitojë një profesionist të shquar në fushën e dizajnit.