Lëvizja Vatra ka aplikuar për certifikimin në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Gjilan. Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Kadriu për një statusi në facebook.
Ky është postimi:
Të dashur miq, ju njoftoj se Lëvizja Qytetare Vatra ka dorëzuar listën e plotë të kandidatëve për asamble komunale në Gjilan.
Në mesin e tyre edhe unë do të jem për herë të tretë, gjithnjë pranë Lëvizjes Vatra.
Në partinë që e themelova në vitin 2013, 3 palë zgjedhje dola faqebardhë dhe i besuar nga votuesi ynë.
Zgjedhjet e tanishme janë vendimtare për shqiptarët e Kosovës Lindore, andaj çdo votë e juaja për Vatrën, është votë për:
vazhdimin e rezistencës në Kosovën Lindore si dhe gjithashtu rezistencë ndaj diskriminimit, kërcënimeve dhe fyerjeve në Republikën e Kosovës.
“Ne kemi plan”.