O Alban kryetari, mloji gropat, se na shkatrrove veturat!
Komuna e Gjilanit për 3 vite e shumë muaj mezi që u pa duke punuar në qytet. Fokusin më të madh e kishte në disa fshatra të thella, ku zor se takon ndonjë banor.
Tani, me t’u afruar zgjedhjet lokale, ka filluar me vrull të hap projekte për ndërrimin e gypave dhe prerjen e asfaltit. Por rrugët po i lë të hapura, dhe nuk po i mbyll me kohë.
Kjo po shkakton telashe të mëdha, sidomos për qytetarët që lëvizin me vetura. Gropat, uji dhe balta janë bërë rrezik i përditshëm për xhepin dhe sigurinë tonë.