Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan do të mbajë sot dy tubime elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Takimi i parë do të zhvillohet në Uglar, në SHFMU “Vehbi Ibrahimi”, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa tubimi i dytë do të mbahet në SHFMU “Abaz Ajeti” në ora 19:30, ku pritet pjesëmarrja e banorëve nga Rruga e Kumanovës dhe lagjet Arbëria I dhe II.
Vetëvendosje po vazhdon takimet me qytetarët, duke prezantuar programin dhe kandidatët e saj për zgjedhjet parlamentare.