Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrën e shtabit zgjedhor në Malishevë, duke vazhduar angazhimin për t’u afruar sa më shumë me qytetarët në çdo cep të Kosovës thuhet në komunikatë.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kandidatët për deputetë nga qendra e Lëvizjes në Gjilan, si dhe strukturat lokale të Vetëvendosjes në Malishevë, të cilët diskutuan mbi përgatitjet dhe mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.