Lëvizja Vetëvendosje sot në mëngjes ka deponuar në prokurori kallëzimin penal që sipas tyre presidenti i vendit ka bërë tradhti ndaj vendit kështu duke falur tokë Malit të Zi, shkruan Gazeta Monitor.
Albulena Haxhiu nga ky subjekt politikë ka thënë se presidenti po e fal Kullën, Zhlepin e Qakorrin Malit të Zi.
” Sot në mëngjes ne si subjekt politik kemi paraqit në gjykatë speciale ndaj Hashim Thaçit për tradhti ndaj vendit. Kushdo që nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare dhe jepen tokë një vendi tjetër dënohet deri në 15 vjet burg. Pra ky është neni në të cilën akuzohet Hashim Thaçi. Ne këtë kallëzim penal e kemi bërë sot. Ndërsa deklarata e nënshkruan me presidentin e Malit të Zi dëshmon se kulla e Qakorri kanë mbetur sipas marrëveshjes më hershme kështu duke bërë shkelje dhe tradhti ndaj vendit”, ka thënë Haxhiu