Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tubim në fshatin Livoç i Epërm, ku morën pjesë kandidatët për deputetë nga Gjilani, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli.
Salla e “Vatrës së Diturisë” ishte e stërmbushur, ndërsa shumë pjesëmarrës qëndruan jashtë për të ndjekur ngjarjen. Në këtë tubim, ministrat Sveçla dhe Rizvanolli, së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë, u pritën ngrohtësisht nga banorët e zonës, duke shprehur entuziazëm për veriun e Kosovës.
Statusi i plotë:
E stërmbushur ishte salla në “Vatrën e Diturisë”, e të shumtë ishin pjesëmarrësit në tubim që qëndruan jashtë.
Në Livoç të Epërm, me entuziazmin për veriun e Kosovës, u pritën ngrohtë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkë me kandidatët për deputetë.
Të gjithë së bashku me numrin 118 për sovranitetin cep më cep vendit tonë.