Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan dhe njëherit Kryetar i Komunës, Alban Hyseni, ka treguar se tani janë hapur dyert e qendrës së re.
Në këtë hapje ishte i pranishëm edhe Kryeministei Kurti, i cili qëndroi në Gjilan, për vizit zyrtare, i cili morri pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën “Hamdi Kurteshi”.
Hyseni ka thënë se kjo zyre ka hapësirë të mjaftueshme, e cila do të shërbejë për aktivitetet e paritsë.
Shkrimi i plotë:
Hapja e zyrës së re të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan. ❤️
Bashkë me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, përfaqësues nga niveli qendror, deputetë, aktivistë e dhjetëra qytetarë, sot hapëm dyert e qendrës së re në Gjilan.
Kjo zyre, tashmë me një hapësirë të mjaftueshme do të shërbejë për aktivitetet tona të përditshme dhe fushata zgjedhore, si dhe vend orientimi e pikë informimi për secilin qytetar që është i interesuar t’i bashkohet organizatës politike më të madhe në vend.