Lëvizja Vetëvendosje dega në Gjilan, përmes një komunikatë në ‘facebook’, ka treguar se grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE, të hënë do të dorëzojë kërkes për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
Në seancën e jashtëzakonse do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, do të kërkohet falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës tonë për vitin 2023.
Komunikata e plotë:
Të dashur qytetarë,
Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Gjilan, të Hënën në mëngjes, do të dorëzoj kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me të vetmen pikë të rendit të ditës:
-Falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës tonë për vitin 2023.
Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë.