Sot vizituam Lipovicën e lënë anash. Nga afër pamë problemet infrastrukturore, mungesën e ujit të pijshëm, shkollën e mbyllur, arsye të cilat kanë bërë që ky fshat i komunës tonë të boshatiset. Poashtu, dallimi dhe pabarazia në shpërndarjen e subvencioneve është e madhe.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Diellza Lubishtani e Krenare Latifi Kqiku, u zotuan për trajtim serioz të këtyre problemeve, përfshirjen e fermerëve në planifikim e vendimmarrje, si dhe shpalosën pjesë nga programi për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit, marrë për bazë pozitën e përshtatshme gjeografike që ka ky vend. Trajtim i dinjitetshëm dhe shpërndarje të barabartë të të mirave, ofron alternativa jonë qeverisëse, me kuadrin e ndershëm, profesional e me shumë vullnet për punë.
Lipovica përkrah ndryshimin e 17 tetorit!