Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur takim në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ku kanë diskutuar për barazi gjinore, fuqizimin e grave dhe vajzave shkruan Radio Star.
Komunikata e plotë:
Në zyrën e Levizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, së bashku me kryetaren e GVV-së, njëherësh ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe kryetarin e qendrës dhe njëherësh kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u organizua tubim me gratë dhe vajzat.
U diskutua për barazinë gjinore, fuqizimin e gruas dhe mbështetjen që po i bëhet si nga qeveria Kurti në nivel nacional, ashtu edhe nga kryetari Hyseni në nivel lokal. Politikat e Levizjes gjithmonë kanë qenë për një shoqëri dhe vendimmarrje të barabartë.
Së bashku jemi më të fuqishme! Së bashku do të i’a dalim të tejkalojmë çdo padrejtësi dhe pengesë.