Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka zhvilluar aktivitetet e saj para zgjedhjeve të 9 shkurtit, me një tubim të fuqishëm në lagjën “Kodra e Dëshmorëve”.
Kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë, mes të cilëve Liza Gashi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Luan Aliu, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi dhe Labinotë Demi Murtezi, theksuan se javën e fundit të fushatës do ta shfrytëzojnë për mobilizimin e qytetarëve, me synimin për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe progresive për Kosovën.
Komunikata e plotë:
Shtatë ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e 9 shkurtit
Në tubimin e mbajtur në lagjën “Kodra e Dëshmorëve”, Kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë: Liza Gashi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Luan Aliu, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi e Labinotë Demi Murtezi theksuan rëndësinë e mobilizimit në javën e fundit të fushatës për të siguruar vazhdimin e progresit në vendin tonë.
Përkrahja për Lëvizjen po rritet çdo ditë e kudo, dhe do të kulmojë të dielën e ardhshme, më 9 shkurt.
Nga “Kodra e Dëshmorëve” vazhdojmë nesër në tubimin e madh në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, ku do ta presim Kryeministrin Albin Kurti.
Cep më cep, çdo lagje e fshat për numrin 118.