Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kandidati për kryetar të Degës, njëherësh dhe kryetar i komunës, z.Alban Hyseni ka mbajtur një ndejë me antarët dhe aktivistët shkruan Radio Star.
Kryetari z. Hyseni, ka falënderuar secilin e secilën për çdo ditë të angazhimit dhe sakrificës për t’ia kthyer shpresën dhe dinjitetin qytetarëve dhe Lëvizjen në drejtim të institucioneve
Shkrimi i plotë:
17 vjetori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan na gjen në udhëheqje të institucioneve qëndrore dhe në Komunë.
Qendra zhvilloi aktivitete gjithë kohën duke shtuar radhët dhe rritur përkrahjen.
Fillimisht me mobilizimin qytetar për çështjen e dialogut jo parimor, e më pas me kundërshtimin e decentralizimit në baza etnike që më vonë “evoluoi” në asociacionin një etnik, dhe aktivitete të tjera.
Për 17 vjet aktivistët e Lëvizjes nuk u ndalën në përballje shesheve, në organizim të tubimeve e punë në zyre dhe terren, me vullnet dhe vendosmëri për ndryshim.
Tani e kemi mundësinë që bashkërisht të punojmë me ndershmëri e përkushtim në zhvillimin e vendit.
Falënderoj secilin e secilën për çdo ditë të angazhimit dhe sakrificës për t’ia kthyer shpresën dhe dinjitetin qytetarëve dhe Lëvizjen në drejtim të institucioneve.
Urime gjithë aktivistëve, anëtarëve dhe mbështetësve 17 vjetori i themelimit të Qendrës së Lëvizjes në Gjilan!