Deputetë, asambleistë, anëtarë të strukturës dhe aktivistë të Lëvizjes në Gjilan, sot gjatë ditës kanë vizituar Bashkësinë Islame, për ti uruar me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Duke i dëshiruar mbarësi dhe harmoni në familje, tolerancë dhe solidaritet në mes veti, të dyja palët kanë uruar të gjithë qytetarët e në veçanti agjëruesit e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.