Përmes një shkrimi Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, kanë treguar se në shënimin e ditës botërore të Vullnetarizmit, janë zhvilluar disa aktivitete, një ndër to ishte edhe pastrimi i memorialeve, busteve dhe shtatoreve në qytet.
Shkrimi i plotë:
Në shënim të Ditës Botërore të Vullnetarizmit, sot, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan pastruan memorialet, bustet dhe shtatoret e qytetit.
Është obligim i yni t’i mbajmë pastër ashtu siç ishte e pastër veprimtaria dhe ideali i atyre në nderim të të cilëve janë ngritur ato.