Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan zhvilluan një takim me banorët e lagjes Dardania, ku diskutuan për rrugëtimin e përbashkët drejt 500 mijë zemrave që rrahin si një, duke prezantuar programin dhe vizionin për të ardhmen e vendit.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për tubimin e nesërm që do të mbahet me gratë e lagjes Dardania, si pjesë e fushatës për fitoren e numrit 118.
“Vazhdojmë nga Dardania, nesër në Tubimin me Gratë për fitoren e numrit 118. Ju mirëpresim!” u tha në përmbyllje të këtij aktiviteti.