Dje, në shtëpinë muze të dr. Shevqet Mehmet, u organizua një ndejë me përfaqësuesit e familjeve të vjetra gjilanase me kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në të cilën diskutuam për Zgjedhjet Parlamentare dhe nevojën për ndryshim, që po e ofron Lëvizja VETËVENDOSJE!
Në diskutim përveç të tjerësh morën pjesë edhe mësuesi e ish-sportisti i mirënjohur Jakup Berisha, profesori Hajredin Gash, profesori Reshat Ramadani, profesori Fahredin Sherif dhe shumë qytetarë të tjerë të respektuar të Gjilanit.