Lëvizja Vetëvendosje në Viti, përmes një komunikate kan reaguar ndaj kryetarit të kesaj komune Sokol Haliti, duke thënë se zyret e institucionev janë përdorur për mbledhje të partisë.
Komunikata e plotë:
Kryetari Haliti përdorë asetet e komunës për qëllime të LDK-së.
Ngjizja me pushtetin lokal për tre mandate me radhë, nepotizëm barbar për disa vite dhe i rrethuar vetëm nga njerëzit e LDK-së, e militantë dhe drejtorë të shkollave. Kjo gjë si duket e paska shtyer kryetarin Haliti, të mendoj se zyrat e komunës janë edhe të LDK-së pasi që këtë të diele që lamë pas, i kishte mbledhur të gjitha strukturat e partisë së tij në ambientet e komunës dhe ta shfrytëzoj atë për interesa partiake.
Kjo është tejet shqetësuese pasi që zyret e komunës dhe gjithçka rreth saj duhet t’i shërbejnë vetëm qytetarëve, dhe jo subjekteve politike siç po vazhdon ky subjekt në komunën tonë.
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Viti, mbetet e përkushtuar të ngris në publik çdo abuzim të kryetarit të komunës, dhe do të jetë përherë avokuese në të mirën e qytetarëve të Vitisë.