Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një takim me banorët e Rrugës së Prishtinës në Gjilan, ku u theksua përkushtimi për ndryshim dhe sovranitet të vërtetë.
Kjo rrugë, siç u tha, pas 9 shkurtit do të çojë drejt Qeverisë së shpresës së popullit.
Qytetarët kanë vendosur të jenë pjesë e valës së madhe të përkrahjes, duke u bashkuar me 500 mijë zemra që rrahin si një për numrin 118, jo vetëm në Gjilan, por në mbarë Kosovën thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.