Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur fitoren në qytetin e Gjilanit.
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, Kandidati i saj, Alban Hyseni, po prin sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.
Alban Hyseni para pak çasteve, ka mbajtur një fjalim para Teatrit të Qytetit, ku aty ishin mbledhur shumë simpatizantë dhe përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Alban Hyseni përmes një statusi në faqen e tij, ka thënë se në Gjilan, sollëm ndryshim historik.
Postimi i plotë:
E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan. E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re. Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira.
Jemi të sigurtë në projektet e programet që i kemi, e që bashkë t’ia nisim rrugës për ngritjen e përfundimin e tyre. Ne nuk kemi premtuar të pamundurën, ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme. Ne kemi premtuar të pamundurën që shohim sot, por që e kthejmë në realitet, me shumë punë e përkushtim. Nuk ka më pritje, tash e tutje të ardhmen e ndërtojmë bashkë.
Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e si e tillë, tash e tutje, bashkëqeverisim në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Ju, mund të mbështeteni në zanin e ri e udhëheqjen e re që e sollëm bashkë.
Rezultatet nga KQZ