Para delegatëve të Këshillit, kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, mbajti fjalën hyrëse. Në këtë mbledhje Sekretariati për Financa raportoi për të hyrat dhe shpenzimet e Lëvizjes përgjatë tre mujorit të kaluar. Poashtu ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, bëri një raportim lidhur me gjendjen organizative në Sekretaritat të Përgjithshëm dhe në Qendrat e Lëvizjes duke treguar kështu për hapat e ndërmarrë dhe ndryshimet e bëra në përgjithësi.
Këshilli i Përgjithshëm poashtu mori vendim për praninimin e dorëheqjeve nga Kryesia e Lëvizjes, dhe bëri plotësimin me 5 anëtarë të rinj që u votuan sot në mesin e 13 propozimeve për kandidatë.
Pesë anetarët e rinj, prej të cilëve 3 gra e 2 burra, të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të zgjedhur përmes votimit të fshehtë , me shumicë votash në mesin e 13 propozimeve janë:
Mytaher Haskuka
Fitore Pacolli
Arben Vitia
Vlora Haxhimehmedi
Tinka Kurti