Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë takimet me qytetarët në çdo cep të Gjilanit.
Kësaj radhe, në fshatin Uglar, ata u pritën nga banorët, të cilët bashkëbiseduan për rezultatet dhe arritjet që janë shënuar gjatë mandatit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nga përmirësimet në shëndetësi dhe ekonomi, te avancimet në ushtri dhe sovranitet, Lëvizja përcjell mesazhin e progresit dhe angazhimit të pandalshëm.