Edhe të pakënaqurit në Lëvizjen Vetëvendosje do të votojnë kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo shihet edhe nga deklarata e Visar Ymeriti i cii tha se do të votojnë kundër saj.
Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me këtë marrëveshje i bie që deri tani nuk ka pasur demarkim, por verifikim të kufirit.
“Kjo marrëveshje në këtë formë nuk është dashur t’i dorëzohet kuvendit fare. Partitë politike për tri vite kanë qenë në mes të dy taborreve politike. Me këtë po dëshmohet se Kosova ka humbur territor.
Ajo që më ra në sy është ajo që thuhet se po vuloset që Kosova nuk humb territor, është jashtëzakonisht e rëndësishme që në to të përdoret një gjuhë që e ka kuptimin e njëjtë për të dyja palët. Në këtë marrëveshje, nuk ka kuptim për dy palët, thuhet se do të korrigjohet marrëveshja për parandalimin e territorit, derisa për palën malazeze thuhet se nuk do të ketë ndryshime të mëdha”, ka thënë Ymeri.