Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, ftoi në një takim kryetarët e Pikave, me c’rast u falenderuan si Pikat poashtu edhe gjithë struktura e gjerë, për punën dhe gadishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë masive në protestën madhështore të 29 shtatorit.
Në këtë takim, në të cilin ishte prezent edhe sekretarja e përgjithshme organizative Vlora Haxhihmehmedi, u tha se me anë të masivitetit në protestë, u dëshmua mos pajtimi i qytetarëve të Kosovës, lidhur me idetë e Serbisë që po i serviren presidentit Hashim Thaqi. Ajo falenderoi gjithësecilin që po i del zot vendit dhe nuk po lejon realizimin e ideve të rrezikshme të Hashim Thaqit, i cili po luan me fatin dhe të ardhmen e popullit tonë.
Përpos kësaj, u diskutua edhe reth organizimit të pikave si dhe ndikimin e rolit të gruas aktiviste në Lëvizje.
Në këtë takim, gjithashtu morën pjesë kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan Nevzad Isufi, aktivisti Hysen Durmishi, deputeti Ismajl Kurteshi, sekretari organizativ i Qendrës në Gjilan Arianit Sadiku dhe koordinatori i Pikave Ilir Hoti.