Lexoni, shikoni e besoni! Të paprekura nënë e bijë në vorbullën e lemerisë së aksidentit në Gjilan!
—————————————————————————————————–
GilanFiliz Sllamniku me vajzën e saj, Janina, ishin në veturë, në qytet, në rrugën dhe në kohën e aksidentit.
Ajo ka shkruar në profilin e saj, po e sjellim të plotë postimin e saj, së bashku me fotot:
“Sot edhe unë si tërë qyteti përjetuam një tragjedi të rëndë.
Unë me Janinën time ishim në vendin e ngjarjes (në foto shihet vetura ime e rrethuar me të kuqe).
E rreshtuar në krahun e djathtë, duke shkuar nga teatri drejt rrethrrotullimit, për në banesën time, kur papritmas nga pas u dëgjuan zhurma të mëdha dhe, kur shikova në pasqyrë të veturës, vërejta kamionin në drejtim timin dhe, për një moment, ashtu e rreshtuar në shiritin e djathtë, pak lakova anash trotuarit nga zyra e kryetarit të komunës dhe për fije floku shpëtuam.
E pamë se si ndodhi ngjarja nën ankth dhe të tronditura e të frikësuara.
Janina qante vazhdimisht.
U interesuen të gjithë të na afrojnë ndihmë, dhe u habitën se si shpëtuam vetëm ne pa u goditur, kur edhe para edhe pas nesh ishin veturat e shkatërruara!
Falenderimi i qoftë vetëm Zotit!
Ndihem keq për të aksidentuarit, derisa lutem që Zoti ta pranojë në Xhenet të vdekurin. Ndërsa, u shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të viktimës.
Gjithashtu, e lus Zotin që të lënduarit të kenë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Sllamniku./kohapress/