Pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë asnjë shans për azil, ka thënë deputeti i Parlamentit Evropian, Lucas Mandel.Mandel, në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, tha se po pret me padurim votimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, duke thënë se edhe komisionari përgjegjës është angazhuar për t’i bindur shtetet anëtare që të votojnë pro liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton KTV.
Këtu u kërkua që sistemi i drejtësisë të fokusohet edhe në drejtësinë civile, kjo për disa arsye. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje theksoi se shumë raste të korrupsionit janë hedhur poshtë si pasojë e mungesës së profesionalizmit dhe se korrupsioni nuk po luftohet te njerëzit me pozita të larta.
Ndërsa Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra kërkoi mbështetjen e deputetëve në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Takimi i ardhshëm i këtij komisioni do të mbahet më 13 dhe 14 mars të vitit të ardhshëm.