Pas një heshtjeje të gjatë dhe dështimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, zyrtarët institucionalë sërish kanë nisur të flasin për liberalizimin e vizave, ata madje po thonë se në qershorin e këtij viti liberalizimi për Kosovën mund të ndodhë.
Këshillin e Ministrave të BE’së vitin e shkuar nuk kishte dhënë dritën jeshile Kosovës për vizat, mirëpo tani ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, pret që në qershorin e këtij viti të jepet përgjigje pozitive për vizat.
Deputetët e opozitës thonë se Kosova duhet të bëjë luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit si kriter që matet çdo tre muaj nga ata që mbikëqyrin përparimin e Kosovës karshi këtij procesi.
Deputetja nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani tha se ka ngecje në fushën e sundimit të ligjit nga ana e Kosovës, proces ky që shikohet shumë nga BE.
“Nuk mund të themi e kemi plotësuar para dy viteve dhe tani jemi akoma më mirë, sepse nësë ka ngecje në këtë fushë, pra në fushën e sundimit të ligjit, atëherë kjo do të merret si arsyetim nga shtetët anëtare kur të vijë votimi në këshillë”, tha Osmani.
Kurse, nga radhët e VV’së, deputetja Fitore Pacolli ka thënë se tani edhe vendet anëtare të BE’së që e kanë njohur Kosovën, kanë filluar që marrëdhëniet e tyre t’i zbehin karshi Kosovës.
“Ne nuk e dim si do të jetë rezultati, ka supozime të ndryshmë duhet të presim, por përpos lobimit që ministrja është duke thënë se ne jemi duke lobuar me shtetet anëtare, ne kemi edhe shumë komente nga shtetet anëtare të cilat na kanë njoftë kanë filluar të zbehen”, tha Pacolli.
Kurse, nga Alternativa, Ilir Deda po e quan si gabim të BE’së mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.
“Kanë bërë një gabim strategjik nga BE që nuk e kanë marrë një vendim në dhjetor, sepse edhe sot rrethanat kishin me qenë ndryshe në Kosovë pot ë hiqeshin vizat për qytetarët e Kosovës në dhjetorin e vitit 2018”, tha deputeti i Alternativës, Ilir Deda./gazetametro.net