Kemi vendosur takime të rregullta të nivelit të lartë për sundimin e ligjit ku kemi nxjerrur objektivat për të ardhmen, të cilat ndërlidhen kryesisht me intensfikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sot në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, shprehëm përkushtimin e përbashkët ndërinstitucional për mobilizimin e tërë sistemit, posaçërisht atij të drejtësisë, për ta çrrënjosur këtë të keqe nga sfera publike.
Liberalizimi i vizave është një çështje urgjente, për të cilën qytetarët e vendit kanë pritur gjatë dhe shpresoj që në ditët në vijim Bashkimi Evropian do ta japë lajmin e shumëpritur për lëvizje të lirë.
Kosova do të kthehet në storje të suksesit në luftën kundër korrupsionit.
RH