Kosova ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave. Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Nga Brukseli vjen edhe një lajm pozitiv për qytetarët e Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Këtë lajm e ka mirëpritur Presidenca Çeke,por i ka bërë thirrje Kosovës të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me shtetet anëtare të bllokut evropian.
“Me miratimin e mandatit të tij në mbledhjen e ambasadorëve sot, Këshilli ka bërë një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave me Kosovën. Këshilli tani do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin për të finalizuar tekstin. Presidenca çeke mirëpret marrëveshjen e arritur në nivel Këshilli dhe vlerëson përpjekjet e të gjithë aktorëve relevantë për arritjen e këtij rezultati”.
Ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar për datat se kur parashihet të lëvizin të lirë qytetarët e Kosovës në Zonën Schengen.
Megjithatë janë edhe disa faza të tjera që e presin Kosovën para se t’i jepet drita e gjelbër për vizat.
Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Demush Shasha, tregon se janë edhe gjashtë hapa rëndësishëm deri në përfundimin e këtij procesi.
Ndërsa hapi i gjashtë, sipas Shashës, është krejtësisht ceremonial, kur edhe fillon të hyjë në fuqi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Këtë vendim të fundit për Kosovën e përshëndeti edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili tha se Gjermania është angazhuar fuqishëm për këtë çështje.