Nga java e ardhshme qytetarët do të mund të testohen për COVID-19 edhe në laboratore private.
Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Zemaj ka thënë se janë 31 institucione private që kanë plotësuar kriteret dhe që nga java e ardhshme mund të nisin me testimet.
“Kanë aplikuar 123 institucione private për licencim të shërbimeve të testimeve. Bordi jonë i licencimit ka konstatuar se 31 institucione private i kanë plotësuar kushtet dhe mund të fillojnë nga java e ardhshme. Çdokush që bie ndesh me procedurat ligjore dhe protokollet e IKSHPK-së do t’i merret licenca. Në ditët në vijim do të punohet në shqyrtim të aplikacioneve të tjera për të zgjeruar kapacitet tona testuese”, u shpreh ai.
Gjatë ditës së sotme ka rënë dukshëm numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Kosovë.
Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se kjo është një rënie optimiste. /Reporteri.net