Shqipëria ka mbledhur liderë nga 47 vende dhe organizata evropiane për samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet sot në Tiranë.
Kosovën e përfaqëson presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në fokus të këtij samiti do të jetë siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, që përfshin mbështetjen për Ukrainën në përpjekjet e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike, migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi dhe mënyrat e reja të veprimit për Evropën në një botë të re, janë tema të tjera që pritet të trajtohen në tryeza të këtij samiti një njëditor.
Në këtë samit marrin pjesë edhe liderët e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës.
Mbrëmë në Shqipëri kanë mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola