Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit uron shërim të shpejtë futbollistit Alban Rexhepi.
Futbollisti i Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani ka pësuar një ‘arrest kardiak’ në ndeshjen kampionale ndaj KF Flamurtari.
Sfidë e madhe për një futbollist, por e gjithë përkrahja e komunitetit shkon tani për Rexhepin, i cili njëherit është edhe produkt nga regjioni ynë dhe shpresojmë që të rikthehet sa më shpejtë në fushat e blerta.
Përkrahje masive edhe për Klubin Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani, që po ndodhet në një situatë jo të lehtë me futbollistin e tyre, por sigurojmë që do të ketë mbështetjen e parezervë nga gjithë regjioni për të kaluar ktë sfidë.
Me rrespekt,
Malazog Hoxha, kryetar i LRF Gjilan