Lidhja Rajonale e Futbollit uron FC Dritën për kualifikimin në “play-off”-in e UEFA Conference League.
Urime FC Drita për këtë sukses të rëndësishëm në arenën evropiane!
Kampionia e Kosovës shënoi fitore bindëse 5:0 ndaj Tre Fiori, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë, forcën dhe përkushtimin e saj.
Ky rezultat përbën një tjetër moment krenarie për Gjilanin dhe futbollin e Kosovës.
Urime lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve “Intelektualët” për këtë arritje!
Shumë suksese në “play-off”-in ndaj Inter d’Escaldes. Na bëni krenarë edhe në hapin e radhës!

