Duke qenë edhe vet e kyqur para disa viteve, (si kryetare e KFF “Drita-Gj”), dhe në një formë kontribuese në sport, duke e ditur se sa i rëndësishem është investimi në sporte të ndryshme në këtë kohë aq me tepër kur me plot të drejtë sportistët tanë po konsiderohen krenaria e vendit dhe rinia jone e ardhmja e shpresës, konsideroj se reagimi i investitorëve në sport dhe kerkesa e tyre për votimin e amandamentit të ligjit për tatimin e të ardhurave në korporata duke harmonizuar ligjin për sponsorizim nga deputetët e kuvendit është plotesisht i drejtë.
Ne seancen e djeshme personalisht pa hezituar kam votuar PRO ketij ligji dhe asnjeherë nuk kam dyshuar se po gaboj.
Si pjesë e kuvendit jam e sigurtë se edhe kolegët tjerë pa hamendje dhe të ndikuar nga askush do ta perkrahin këtë ligj me prezencën e tyre dhe votimin pro duke e ditur disponimin e tyre dhe motivin e plotë neë efektin e saj….
Sportistët dhe investitorët e saj dikur dhe sot meritojne një përkrahje të tille si një kategori e veqante e cila meriton më shumë respekt dhe perkrahje andaj ne assesi nuk duhet te jemi pengesë dhe jam e sigurte se në seancen e radhës do të ketë nje zë dhe ky ligj do të kalojë unanimisht!
Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputete e Kuvendit të Kosovës