Poliklinika Diagnostiko Radiologjike “LILA MED” ka sjellë pajisjen më të re dhe më moderne në ne vendin tonë. Është kjo një pajisje moderne me doza minimale në Rajon, e para në Kosovë është dhe e para në Gjilan.
Dr. Armend Etemi dhe Përparim Etemi Teknik i Radiologjisë, këtë e kanë bërë të mundur duke sjellë në poliklinikën ”LILA MED”, pajisjen më të sofistikuar të momentit dhe duke ua mundësuar pacientëve diagnostikimin e problemeve përmes kësaj pajisje të re.
SMART X FUJIFILM FDR, kryen këto funksione:
Rëntgen i Unazave të qafës (Cervikale)
Rëntgen i Unazave të gjoksit (Torakale)
Rëntgen i Unazave Lumbale (Unazat mjedisit)
Rëntgen i të gjitha Ekstremiteteve (Eshtrave)
Rëntgen i Traktit Urinar
Urografi Intravenoze me Kontrast
Rëntgen i Mushkërive
Rëntgen i Sinuseve
Rëntgen Nativ e Abdomenit Telerengen
Teknologjia e fundit në fushën e mjekësisë diagnostikuese, shërbimet cilësore korrekte e bëjnë që Poliklinika Diagnostike LILA MED të jetë një Poliklinikë lidere në Kosovë.
Pajisje moderne me doza minimale në Rajon dhe e para ne Kosovë tani edhe në Gjilan, kjo pajisje ka kapacitet deri në 400 pacientë për 12 orë, ku mund të bëjnë fotografimin.