Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, parti që ka tri vota në Kuvendin e Kosovës tha se konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë është vështirë të bëhet pa një marrëveshje politike të koalicionit i cili e përcakton, e definon dhe e vendosë, sipas tij, shumicën parlamentare.
“Dhe ajo shumicë zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, dhe qeverisë me vendin sipas mandatit ligjor. Kjo është rruga që ndërtohen institucionet , kjo është rruga që bëhet politika në botë, kështu është bërë në Kosovë deri tani. Marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se të futen në kuvend”, tha Limaj.
Ai ka shprehur besimin se kjo do të ndodhë shpejt.