Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje s’po bën “asnjë veprim” që tha do ta nxirrte Kosovën nga “situata e rëndë”, duke insistuar në propozimin e Albulena Haxhiut pavarësisht se, siç tha, ka pasur të tjerë në LVV që kanë pasur ambicie për t’u ulur në karrigën e kryetarit të Kuvendit.
“Besoj që mjaftueshëm i ka mashtruar deri tash zoti Kurti, sepse ka pasur aty edhe të tjerë që kanë shfaqë ambicie me qenë kryetar apo kryetare, por duket që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se krejt ta tjerët bashkë”, tha ai.
Krasniqi tha se bllokada po vazhdon edhe mbi tre muaj e gjysmë pas zgjedhjeve për shkak të kryeneçësisë politike të Albin Kurtit.
“Kanë kaluar një muaj e gjysmë prej kur ka filluar tentimi për ta konstituuar Kuvendin dhe mbi tre muaj e gjysmë prej kur janë mbajtë zgjedhjet, fatkeqësisht bllokada e inicuar dhe e mundësuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. Ne as sot s’kemi institucione dhe duket që s’ka as interesim e asnjë veprim që do ta nxirrte Kosovën nga situata e rëndë në të cilën kjo kryeneçësi politike e z.Kurti dhe partisë Vetëvendosje e ka futur vendin tonë. Vërtetë është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim”, tha ai.
Ai i bëri thirrje LVV-së që “të ketë racionalitet politik, që të vendosit interesi i qytetarëve në radhë të parë”.
Krasniqi përsëriti se PDK-ja “nuk e voton asnjë prej deputetëve që kanë qenë anëtarë të Qeverisë Kurti”, ndërsa shtoi se për propozimet e tjera “mbetet të shihet”.
“Le të vjen.