Ndeshja kryesore e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll padyshim se do të jetë në Anamoravë, atje ku dy rivalët e përbetuar lokal Drita dhe Gjilani do të përballen nesër (e enjte), shkruan Gazetasheshi.com
Pavarësisht formës së skuadrave dhe ecurisë së tyre në këtë derbi nuk mund të cilësohet asnjë skuadër favorit.
Për këtë ndeshje ka folur edhe mbrojtës i Dritës, Ardian Limani, i cili tha se Drita luan vetëm për fitore për arsyen se rezultati tjetër nuk ju konvenon.
“Në në këtë ndeshje do të hyjmë për fitore, pasi kemi marrë dy radhazi dhe mendojmë të vazhdojmë më këtë ecuri pozitive. Por do të jetë një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh rivalitetin që kemi mes nesh, pasi nuk shikohet as pozita tabelare dhe as forma momentale. Ne kemi bërë përgatitjet të gjitha përgatitjet dhe do të hyjmë vetëm për fitore, pasi nuk na konvenon asnjë rezultat tjetër”, tha Limani për “A TV”.
Mbrojtesi gjilanas gjithashtu ka folur edhe për premia ku ka konfirmuar se shuma e premios do të vendoset ne ditën e ndeshjes.
“Drita jo vetëm në këtë ndeshje, por në shumicën e ndeshjeve të rëndësishme kemi pasur premia dhe nuk është hera e parë kjo. Por shuma e premios do të vendoset në ditën e ndeshjes si zakonisht dhe jemi të sigurtë që do të kemi premio, pasi në asnjë ndeshje të rëndësishme nuk na kanë lënë anash. Kështu që për informata rreth shumës do të dihet në ditën e ndeshjes”, shtoi më tej Limani.
Kujtojmë se derbin e fundit e kishin fituar “bardhekaltrit” me përmbysje të rezultatit në minutat e fundit, për të triumfuar me rezultat 2:3.