Teksa po fliste me nënën e tij, Arzeni në moshën 15-vjeçare vendosi ta thoshte atë që dëshironte prej kohësh: “Unë jam djalë”.
Fillimisht, nëna nuk e pranoi që fëmija i saj ndihej si djalë, e jo vajzë, siç kishte lindur. Por, shumë shpejt ajo iu bë krah i fortë në rrugëtimin e tij si transgjinor, që në shoqërinë kosovare është mjaft i vështirë.
Sot 21-vjeçar, ai tregon se si është në proces të trajtimit për ndërrimin e gjinisë, çka për të është përmbushje.
“Nuk e kam pritur kurrë që do të arrij në këtë pikë, ta kem familjen dhe shoqërinë që më duan, të filloj me tranzicionin, t’i marr hormonet…”, thotë ai. /REL