Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar marsh me motoçikleta, në drejtim të Hagës, atje ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Nisja do të bëhet nga kompleksi memorial “Adem Jashari”, në orën 08:00, raporton IndeksOnline.
“Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane.
Ky marshim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin” thuhet në njoftimin e platformës.
Ky marsh i paraprin protestës madhore në Tiranë, ku po ashtu do të bëhet apel për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.