Me mirënjohje të thellë, falënderoj z. Alban Hyseni (Kryetar i Komunës) dhe z. Shpend Nuhiu (Drejtor i DKA-së) për besimin që ma dhatë në udhëheqjen e kampanjës dyjavore “Më prano, më mbështet, më përfshij” — një model në nivel vendi.
Ju falënderoj nga zemra, psikologeve të shkollave, për energjinë, kreativitetin dhe përkushtimin që e bëtë këtë iniciativë më shumë se një realitet: një forcë që bashkon qytetin tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për grupin e ri të asistenteve, të cilat, me entuziazëm të pashoq e mbështetje të pakursyer, përgatitën materialet, zhvilluan aktivitetet dhe ofruan mbështetje individuale për çdo fëmijë. Roli juaj nuk është vetëm teknik – ai është thellësisht human.
Le ta mbajmë ndezur këtë dritë — ndajeni mesazhin, bëhuni zë, dhe bashkohuni me ne në edicionin e ardhshëm!