Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona të dielën mbrëma në qytetin e Gjilanit.
Lirim Jakupi u përmend mbrëmë si njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 50 vjeçarit, Bakush Veseli, në Gjilan, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar vet ai duke thënë se ishte bashkë me familjen në Prishtinë.
Jakupi ka folur ekskluzivisht për lajmi.net duke thënë se sot do të shkojë në polici.
“Turp për shpifësit që më atakojnë si shumë herë tjera. Unë kam qenë në Prishtinë me familje sot kthena dhe shkoj drejt në polici”, ka thënë ai.
Mes tjerash ai thotë se uron që sa më shpejt të zbardhet e vërteta e këtij rasti.
“Unë i besoj drejtësisë dhe shpresoj që shumë shpejt të zbardhet ky rast. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë mes tjerash ai.
Ai ishte luftëtari i tri luftave në trojet shqiptare, atë të Kosovës, të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si dhe luftës së Maqedonisë.
Kujtojmë, se Bakush Veseli, është personi i cili mbeti i vrarë sot në qendër të Gjilanit. Shkak për vrasjen e tij po dyshohet se është çështja pronësore, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.
Policia sot ka njoftuar se lidhur me vrasjen ka arrestuar tre persona.